Kryeministri Edi Rama nga Mallakastra ku ndodhej këtë të shtunë, u shpreh i lumtur që po bie shi, jo për bereqetin, por për situatën energjitike.
Duke theksuar varësinë e vendit tonë nga reshjet, Rama theksoi se jemi në një proces transformimi.
Është e rëndësishme që të jemi të bashkuar tha kryeministri, pavarësisht bindjeve politike.
“Pse duhet të shkojë një i ri nga Mallakastra në Greqi të punojë për të tjerët, duke pasur këtu tokën e vet dhe tokën e gjyshit.
Me një projekt të thjeshtë mund të ndërtojë një destinacion ku mund ta ketë plot e përplot me turistë gjatë gjithë vitit dhe të garantojë të ardhura që janë shumë më të mëdha se të ardhurat që mbledh jashtë duke punuar për të tjerët.
Kreu i qeverisë bëri me dije se sot jemi në kushtet kur në fund të vitit mund të regjistrojmë 500 milionë eksporte. Kjo është një shifër serioze, por e pamjaftueshme.”