Pas humbjes të fëmijës së parë, Nick Cannon dhe modelja Alyssa Scott, së shpejti prindër

Reperi dhe aktori i njohur Nick Cannon, së fundmi përjetoi një tragjedi të madhe me partneren e tij, Alyssa Scott. Ata humbën djalin e tyre pesë muajsh, Zen, nga një kancer në tru, kështu që nuk kishte sesi të mos e prisnin si një mrekulli lajmin e shtatzënisë së dytë.

Çifti ka në vaskën e shtëpisë së tyre, ku aktori, humoristi dhe këngëtari prek dhe puth në një foto barkun e rrumbullakët të modeles. Është fëmija i njëmbëdhjetë që Cannon pret dhe fëmija i tretë për Scott, e cila gjithashtu ka një vajzë nga një lidhje e mëparshme, Zeela 4-vjeçare.

Duke folur për diagnozën e kancerit të Zen, Cannon tha se mjekët gjetën lëng brenda trurit të foshnjës menjëherë pas lindjes dhe një tumor malinj, i cili kërkonte operacion. Megjithatë, shëndeti i tij u përkeqësua.

“Atëherë ne kishim ende shpresë dhe besim. Ne vazhduam jetën tonë, djali ynë luajti me vëllezërit dhe motrat e tij dhe ne përqafuam deri në momentin e fundit”- u shpreh Cannon në një shfaqje televizive.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *