Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njofton se biblioteka personale e Lasgush Poradecit është blerë për t’u kthyer në atë kombëtare.
Margariti në ‘Facebook’ shkruan se marrëveshja me pasardhëset e Pogradecit bënë të mundur që rreth 650 librash të kalonin në Bibliotekën Kombëtare.
Njoftimi i plotë:
? Për të nderuar figurën e poetit të liqerit, falë një fondi të posaçëm, Ministria e Kulturës dakordësoi me pasardhëset e Lasgush Poradecit, blerjen e bibliotekës personale të tij, për ta bërë pjesë të Bibliotekës Kombëtare.
? Janë 650 tituj librash në gjuhë të huaj, por edhe shqip, që janë përdorur nga poeti, mbajnë shënimet e tij apo autografët e dhuruesve.
Një bibliotekë e paçmueshme, që tashmë do i shërbejë studiuesve dhe studentëve.
Sot kryem aktin simbolik të kalimit nga Ministria e Kulturës në Bibliotekën Kombëtare të këtyre librave.
? Faleminderit Maria dhe Kostandina që ndatë me ne një pjesë të shpirtit tuaj!