Kryeministri Edi Rama ndodhet në Lushnje, ku po bashkëbisedon me qytetarët e zonë.
Rama tha se në qytetin e Lushnjes janë shtuar 17 pika grumbullimi lidhur me produktet bujqësore.
Sakaq theksoi se për pak javë në këtë qytet do të ketë ujë 24 orë.
“Në bashkinë e Lushnjes kemi shtuar pikat e grumbullimit, nga 2 i kemi bërë 19. 17 mbështeten nga fondet e qeverisë dhe bazuar tek proceduar e lejes numri shkon në 40. Por është vetëm një agropërpunim i cili tregon se pse ky i fundit duhet ngjitur për të pasur më tepër punësim cilësor. Asgjë nuk duhet të ikë dëm. Perimet e frutat mos të hidhen por të përpunohen. Në këtë drejtim ne do mbështesim ndërtimin e kësaj qendre. Eksportuesit mos të ndalojnë në asnjë pikë doganore por ta kenë këtu shërbimin. Më vjen mirë që më në fund për pak javë, gjithë Lushnja do të ketë ujë 24 orë. E kam pak fiksim këtë pjesën e ujit 24 orë”, tha ai.