Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani ka reaguar në lidhje me kandidaturën e tij për primaret dhe zgjedhjet vendore 2023.
Bogdani për ‘News24’ tha se primaret janë një risi pozitive dhe risin standardin e politikës në tërësi.
Sakaq theksoi se kandidatura e tij për Tiranën, do t’i ndryshojë mentalitetin qeverisjes.
Pjesë nga biseda:
Primaret?
Bogdani: është një proces i rëndësishme, një përgjegjësi më e madhe. Sepse një kandidat del me mbështetjen e të gjithë anëtarësisë, përgjegjësia ndaj qytetarit bëhet shumë e madhe. Puna bëhet shumë e madhe. E shoh si risi pozitive. Do të jetë një standard për politikën shqiptare në tërësi. Procesi duhet dhe do të jetë i drejtë. Shpresoj dhe uroj të dalë kandidati që garanton garën në Tiranë.
Si do ta nisni fushatën tuaj?
Bogdan: Udhëzimi parashikon që kandidatët të paraqesin programin në çdo njësi dhe pjesa tjetër e ditës vazhdon me fushatë individuale. Por më e rëndësishme është të jesh në terr sepse aty sheh se cilët janë problematikat.
Tiranës çfarë do t’i ndryshonit?
Bogdani: Mentaliteti i qeverisjes, ku të gjithë janë të barabartë, ku punohet me transparencë.