Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të pikës kufitare të Kapshticës, Devoll.
Burime për median bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, ku për pasojë një prej tyre ka dalë nga rruga.
Mësohet se të plagosur kanë mbetur dy persona por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se shkak për aksidentin të jenë bërë reshjet e shiut.
Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.