Ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare këngëtari Aaron Carter .
Carter ishte një reper, aktor dhe personazh televiziv. Ai u bë i njohur në vitet 1990 dhe ishte vëllai i këngëtarit të Backstreet Boys, Nick Carter.
Mediat e huaja shkruajnë se 34-vjeçari është gjetur i pajetë në vaskë, në Lancaster California. Autoritetet kanë sqaruar se ata morën një telefonatë, ku thuhej se një person ishte mbytur.
Detektivët janë dërguar në vendngjarje, por për momentin nuk ka asnjë deklaratë në lidhje me vdekjen e këngëtarit.
Carter u bë i famshëm si këngëtar dhe më vonë si aktor në shfaqjet filmike dhe televizive si ‘Lizzie McGuire’ dhe ‘7th Heaven’.
Në vitin 2019, në një intervistë për ‘The Doctors’ zbuloi ishte diagnostikuar me çrregullim të shumëfishtë të personalitetit, skizofreni, ankth akut dhe depresion.