Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora të shtunën teksa publikoi fotografitë e mrekullueshme të prapaskenës nga emisioni “The Jonathan Ross Show”.
Këngëtarja 31 vjeçe, shfaqi figurën e saj të pabesueshme në një veshje të zezë, një minifund të guximshëm të zi me prerje të shumta dhe pjesën e sipërme të përshtatshme, teksa i ndau këto imazhe me ndjekësit e saj në Instagram.
Koordinata e saj spektakolare paraqiste detaje trëndafili në pjesën e sipërme dhe në fund, me veshjen e ngushtë që theksonte në mënyrë perfekte linjat e saj trupore, shkruan DailyMail.
Ajo e kombinoi veshjen provokuese me një palë taka ari dhe kishte vendosur një gjerdan të trashë me diamantë të rremë dhe një palë vathë argjendi.
Interpretuesja e hitit “Hot Right Now” gjithashtu dha një paraqitje të shkurtër të asaj se si u realizuar makijazhi i saj përpara paraqitjes së saj në këtë emision.
Rita dukej në elementin e saj në fotografi, përpara se t’i bashkohej prezantuesit Jonathan Ross dhe të ftuarve të tjerë në program.
Gjatë intervistës së saj, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj Taika Waititi është ‘personi i saj i preferuar’ dhe tha se mezi pret që së bashku me të, të bashkëprezantojë eventin e ndarjes së çmimeve MTV Europe Music Awards 2022.
Artistja shqiptare dhe regjisori i filmit, 47 vjeç, janë përzgjedhur që të prezantojnë mbrëmjen muzikore të çmimeve, e cila sivjet mbahet në Duseldorf të Gjermanisë më 13 nëntor.