Recetë/ Sallatë kapreze me perime tigani e trumzë

Koha e përgatitjes:25 minuta

Koha e gatimit: 15 minuta

Për 4 persona

Përbërësit

320 gr djathë Mozzarella buallice, 250 gr domate të kuqe e të pjekura, 1 degë borzilok i freskët, 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër, 50 gr rigon i freskët, 5 gr kripë, 2 gr piper, 120 gr kungull i njomë, 80 gr selino, 80 gr speca të prerë në shirita, 5 gr trumzë.

Përgatitja

1.Prisni perimet në formë të rregullt.

2.Nxehni vajin në tigan në temperaturë mesatare dhe tiganisni selinon, pastaj shtoni specat dhe pas 2-3 minutash, kungujt e njomë.

3.Kriposini dhe aromatizojini me piper dhe trumzë.Lërini të gatuhen për disa minuta duke pasur kujdes që perimet të mbeten krokante, duke i trazuar vazhdimisht përbërësit.

4.Ndërkohë, pritini në feta të holla domatet dhe djathin Mozzarella.

5.Vendosini fetat e domateve dhe djathin Mozzarella në një pjatë dhe perimet e tiganisura në mes.

6.Së fundmi, zbukurojeni me gjethe borziloku dhe rigon të freskët.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *