Nga Klara Dervishi
Që nga viti 2014 kur kancelarja Angela Merkel ndërmorri nismën e Procesit të Berlinit nuk u arrit shumë. Pak marrëveshje dhe shumë ndasi “alla ballkanase” e lanë procesin pothuasje në harresë dhe largimi i kancelares gjermane nga skena politik edhe pse pengu i saj ishte të sheshonte këto ndasi e t´i conte vendet drejt integrimit të shpejtë në BE, mbeti një ëndër në sertar. Kjo, jo për shkak se zonja Merkel nuk e kishte aftësinë për t´i sheshuar këto mosmarrëveshje, por sepse Ballkani ka prodhuar dhe prodhon gjithmonë kriza. Një nga arsyet mund të ketë qënë edhe fakti se Rama dhe Vuçiç “shpikën” një tjetër formulë që në dukje ishte për të bashkuar në ide dhe veprime Ballkanin, por që në vërtetë krijoi mekanizma për të “kërcënuar” BE-në.
Takimi i fundit në kuadër të Procesit të Berlinit për shumë analistë ishte i vonuar duke akuzuar BE-në se iu desh kaq shumë kohë për të firmosur 3 marrëveshje që ishin dakordësuar në kohën e kancelares gjermane Angela Merkel.
Por pse u realizua tani ky takim, kur një nga shqetësimet kryesore është lufta Rusi-Ukrainë?
Pse tani kur ka edhe një klimë të acaruar midis Serbisë dhe Kosovës? Për të gjitha këto Priza.al ka biseduar në Berlin me analistin Lulzim Veliu.
- Zoti Veliu! Pas shumë kohësh kemi pasur këtë javë një takim në kuadër të Samitit të Berlinit. A e arriti qëllimin e tij ky takim?
Takimi i fundit me nënshkrimin e tre marrëveshjeve mendoj se arriti qëllimin e takimit edhe pse këto marrëveshje janë diskutuar dhe dakorduar para dy vjetësh por ja që BE është dashur të presë të kaloj dy vite për t´u realizuar takimi i radhës.
- Por ndërkohë tre marrëveshjet për njohjen reciproke të kartave të identitetit, diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale duket sikur janë vendime të njëjta me ato të „Open Balkan“. Kush është një hap para „Procesi i Berlinit“ apo „Open Balkan“ dhe kush ka më shumë rëndësi për Ballkanin?
Mendoj se këtu nuk bëhet fjalë për atë se kush është nje hap para apo kush është më i rëndesishëm. Në një intervistë me herë me Priza.al kam theksuar se Ballkani i hapur nuk është nje ide per ti dalë kundër apo edhe bërë karshillëk procesit të Berlinit. Pra si kam thënë edhe më herët qëllimi i Ballkanit të hapur është që të gjitha proceset në drejtim të integrimeve ti bëjnë vetë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe mos të pritet se kur BE është e gatëshme për të shtyrë këtë proces para. Është dëm i madh që disa nga vendet ende nuk e kanë kuptuar mirë iniciativën për Ballkanin e hapur qe ka mbështëtjen edhe të SHBA, kur do të nënshkruheshin këto marrëveshje sikur mos të ishte invazioni Rus në Ukrainë. Pra vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë për të arritur integrimin në BE me shpejt.
- Evropa e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor tha kancelari gjerman Scholz, por Balkani është sërish jashtë Europës. Ka një rivalitet apo një mosdakordësi në BE për këtë çështje pra vende që e duan Ballkanin në BE dhe të tjera që nuk e duan?
Sa më shumë që koha po kalon janë duke kuptuar se pa vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka stabilitet në Europë e aq më pak në BE. Nuk mendoj se ka ndarje në vende që duan apo vede që nuk e duan Ballkanin Perëndimor në BE por ka një ndarje në vende që kanë rezerva në zgjerimin e shpejtë të BE pra dëshirojnë të vënë standarde më të larta për këto vende kur do që arrijnë këto standade integrimi të bëhet shumë i lehtë.
- Marrëveshjet synojnë t’i afrojnë Serbinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë me qëllimin e tyre të deklaruar për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian fqinj. Por zoti veliu, a u evitua në fakt frika e BE për një afrim të Ballkanit me Rusinë?
Ballkani historikisht njihet si vend i krizave dhe konflikteve ndëretnike dhe për këtë arsye synim i SHBA dhe BE është ruajtja e paqes dhe sigurisë në rajon dhe integrimi i të gjitha këtyre vendeve në familjen e madhe europiane por njëkohsisht këto vende të largohen nga ndikimi Rus.
Ne jemi dëshmitarë se Rusia ka bërë investime të mëdha për destabilizimin e rajonit por për fat të mirë nuk ka mbështetjen e këtyre vendeve përjashto Serbinë dhe Republikën Serbeska në Bosnje, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor janë pro europiane.
- Ndërkohë ka pasur një paradox nga ana e qeverisë shqiptare në lidhje me shqiptarët që ikin në Gjermani. Por kancelari gjerman u përgjigj drejt kur tha: Duhet krijuar shpresa që ata që arijnë eksperiencë të kthehen përsëri.
Jo në asnjë mënyrë. Rama ishte në të drejtën e tij kur tha se ne po peëgatisim profesinistë dhe pa asnjë kompensim po i merr Gjermania. Ne të gjithë e dimë se shkollimi dhe përgatitja e tyre ka kosto dhe këtë kosto e mbulon qeveria Shqiptare dhe ata kur shkojnë në Gjermani janë të gatshëm për tregun e punës. Përkudër gjithë kësaj kryeministri Shqiptar z.Rama gëzon autoritet të lartë tek të gjithë liderët perëndimorë dhe jo rastësisht ditëve të fundit në mediat Gjermane u cilësua si lideri më i mirë dhe i dashur në Ballkanin Perëndimor dhe lirisht mund të themi se ia morri primatin Serbisë që me dekada është cilësuar si lider për vendet e Ballkanit Perëndimor, pra fal autoritetit të kryeministrit Rama Shqipëria është lider për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
- Dhe ndërkohë që flasim për një Ballkan në BE kemi një vend si Kosova që ende nuk lëviz dot pa viza në zonën Shengen.
Po si kam theksuar edhe në intervistat e kaluara është bërë dhe po bëhet në vazhdimësi një padrejtësi e madhe kundrejt Kosovës me liberalizimin e vizave por unë mendoj se tani i ka ardhur fundi kësaj padrejtësie dhe viti 2023 do të jetë viti kur do liberalizihen vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës.
7. Situata në veri të kosovës dhe problem me targat. Perëndimi bën thirjepër shtyrje ehde me 10 muaj. A ka kuptim të tolerohet kaq shumë Serbia?
Kryeministri Kurti dhe qeveria e Kosoves ishin ne te drejten e tyre ligjire e kushtetuese kur morren vendimin per targat por une mendoj se është dashur te konsultohet mire me partneret tane strategjik dhe ne situaten qe jemi tu ipet hapsir me shtyerjen e afateve ashtu si kekuan SHBA dhe te deshmojm se edhe ne jemi te gatshem te bejme dicka per politikat europiane dhe amerikane, njekohsishte te perqendrojm te gjitha energjit ne arritjen e marrveshjes finale per cka te gjithe jemi duke pare nje angazhim te shtuar SHBA dhe BE.
- Kemi këto ditë një qasje të re të Gjermanisë me Kinën. Vizia e një delegacioni të madh përvec kancelarit edhe shumë përfaqësues të bizneseve më të mëdha në Gjermani. A rrezikon kjo një qejfmbetje të vendeve të tjera të BE duke qënë se Kina nuk është distancuar nga Rusia
Aktualisht Kancelari Gjerman Scholz me një delegacion edhe të bizneseve ishte në një vizitë në Kinë gjë që nuk është pritur mirë edhe nga një pjesë e kabinetit të tij e unë mendoj se do të ketë mospajtim edhe kundërshtime nga vendet tjera të BE, por duhet parë edhe qëllimi i vizitës. Ka shumë mundësi që kancelari Gjerman do të provojë të ushtrojë ndikimin e tij tek pala Kineze që ata të ndryshojnë qëndrim për konfliktin Ruso-Ukrainas kjo nuk do të thotë që Kina të pozicionihet kundër Rusisë dhe një gjë e tillë arrihet duke shfrytëzuar edhe potencialin ekonomik.
*Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*