Një studim i ri tregon një mungesë të madhe besimi në shëndetin e fëmijëve të sotëm. Studimi zbuloi se shumë të rritur thonë se fëmijët e sotëm janë më pak të shëndetshëm fizikisht dhe psikologjikisht krahasuar me brezat e mëparshëm dhe doktorët mendojnë se ata mund të kenë të drejtë për këto mendime që kanë krijuar.
Pavarësisht përparimeve të bëra lidhur me parandalimin e sëmundjeve dhe avancimin e teknologjisë për gjetjen e kurave të ndryshme që reduktojnë numrin e sëmundjeve dhe vdekjeve tek fëmijët, studiuesit thonë se jemi ende mbrapa në përballjen e sfidave shëndetësore që kanë fëmijët e sotëm. Këto sfida përfshijnë problemet mendore, problemet shëndetësore, bullizmin dhe dietën e tyre.
Për këtë studim u intervistuan 1300 prindër të cilët u pyetën në lidhje me 6 faktorë që influencojnë në shëndetin e fëmijëve të tyre.
Nga këta faktorë vetëm dy prej tyre u vlerësuan më mirë në ditët e sotme se në brezat e mëparshëm. Këta faktorë ishin cilësia e edukimit dhe e kujdesit shëndëtësor. Për sa u përket faktorëve të tjerë më shumë se 75% e prindërve besojnë se mbështetja emocionale nga familja, kryerja e ushtrimeve fizike, cilësia në ushqyerje dhe siguria në komunitet kanë pësuar rënie krahasuar me periudhat e brezave të mëparshëm.
Ann lagges nga “Riley Hospital” mendon se fëmijët duhet të kujdesen më shumë për ushqyerjen, gjumin dhe aktivitetin e tyre fizik. Nëse ata arrijnë t’i përmirësojnë këto faktorë, kualiteti i jetës dhe shëndeti i tyre do të përmirësohet me kalimin e kohës. Për tu përballur me këto sfida fëmijëve do tu duhet udhëheqja dhe ndihma e prindërve të cilët duhet të jenë shembuj për fëmijët e tyre.