Këngëtarja Anxhela Peristeri ka pranuar për herë të parë se ka përdorur strategjinë e klikimeve, lidhur me këngët e saj.
Peristeri për ‘Tv klan’ tha se ka pasur raste që ka blerë klikime por kjo ka ndodhur 2-3 herë.
Sakaq shtoi se blerja e klikimeve është strategji marketingu.
“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë. Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube. Ajo që kam vënë re është se (unë kam dhënë koncerte të ndryshme në shesh) edhe këngët me 200-300 mijë (ndryshe nga ato që janë me 20 milionë apo 30 milionë klikime) njerëzit i këndojnë në grup. Kjo do të thotë se nuk ka nevojë që kënga të ketë 30 milionë klikime që ta dinë njerëzit”, tha ajo.