Ministri Sveçla viziton pikën kufitare në Bërnjak: Sigurojmë qetësi brenda Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikën kufitare në Bërnjak, në stacionin policor të kufirit në Bërnjak dhe stacionin policor të policisë kufitare në Jasenovik.

Sveçla tha se gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës me përkushtim janë duke përmbushur detyrat e tyre zyrtare, duke siguruar ambient të qetë dhe shërbime për të gjithë qytetarët, si në pikat kufitare ashtu edhe brenda gjithë territorit të Republikës së Kosovës.

“Policia e Kosovës është e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Si e tillë, ajo do të vazhdojë të kryejë misionin e saj me gatishmëri të plotë në shërbim të të gjithë qytetarëve tanë pa asnjë dallim”, ka shkruar Sveçla në Facebook, transmeton Klankosova.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *