Fermerët e fshatrave të Kukësit kanë nisur të mbjellin grurin, thekrën dhe tërshërën. Në këtë fazë kanë nevojë për naftë, pasi makineritë bujqësore janë vënë në punë.
“Naftën që përfitojmë në kohën që e marrim s’ka vlerë. Ky është përfitimi i drejtpërdrejtë i fermerëve jo të presim naftën pas dy a tre muaj kur ka mbaruar çdo gjë. Punimet bujqësore kanë mbaruar. Sot kemi nevojë për lekë kesh në dorë që të shkojnë zinxhir.”
Edhe pse kanë përfituar naftë falas thonë se nuk është e mjaftueshme. Ata kërkojnë të rishikohet skema e mbështetje dhe të trajtohen si peshkatarët që e marrin naftë me çmim më të ulët se ai i tregut.
“Tallona të na japin ose siç e kanë peshkatarët. Ka qënë një skemë herët që merrnin tallona.”
Fermeri Shapi Doci nga fshati Nange thotë se shpesh herë me traktorin e tij plugon dhe tokat e bashkëfshatarëve, por kostoja është e lartë.
“Nafta 2450 lekë çtë bëj, 20 mijë plugu, 10 mijë mbjellja, 1 dylym. Me këto s’më del llogaria se kanë e defekte makinat. Atij pronarit të arrës i duket shtrenjtë ti marr 20 mijë lekë për një dynym.”
“Të vendoset një çmim tavan për mekanizatorët, ti vendoset një çmim mos i venë çmimet vetë.”
Theksojnë se në Kukës toka është e fragmentuar, pak fermerë disponojnë mbi 1 ha. Ata kërkojnë të përfitojnë nga skemat financiare.
“Një hekatarë e sipër përfiton 300 mijë lekë të vjetra. Një pakicë kanë 1 hektar, 90% nuk e kanë. Të marrin kompensim dhe ata që kanë më pak.”
Në Qarkun e Kukësit kanë aplikuar për të përfituar 30.000 mijë lekë për 1 hektarë grurë, 50 fermerë. Në të gjithë qarkun, këtë sezon parashikohen të mbillen rreth 500 hektarë. Hasi duket me ecuri më të mirë, pasi deri tani janë mbjellë 120 hektarë drithëra./abc