Receta e fundjavës/ Pulë me lakra të egra

Receta e rekomanduar nga ne sot për këtë fundjavë është, pulë me lakra të egra.

Kjo recetë ka një shije të përsosur dhe ia vlen ta përgatisni për të provuar bashkë me te dashurit tuaj.

Përbërësit:

  • 1 qepë mesatare
  • 1 pulë 800 gr e prerë në thela
  • 500 g lëpjeta
  • 200 g spinaq
  • 100 g majdanoz 3-4 tufa
  • 50 g nenexhik
  • 3-4 tufa me kopër
  • Kripë
  • Piper
  • 1 lugë gjelle me salcë domateje
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 50 g gjalpë

Përgatitja:

Fillimisht grini qepën imët me rende dhe më pas në një tenxhere shtoni vajin dhe gjalpin.

Pasi qepa të ketë marë një ngjyrë të kuqeremtë, shtoni thelat e mishit. Më pas pastroni lakrat e egëra dhe grijini hollë, aq sa kur përgatisni buraninë me spinaq. Në tenxhere shtoni salcën e domates,  kripë dhe piper, si dhe 2 gota ujë. Më pas largojeni mishin nga tenxherja dhe shtoni lakrat e grira.

Lërini lakrat të ziejnë derisa ato të jenë zbutur. Në fund vendosni përsëri thelat e mishit të pulës dhe lëreni në zjarr derisa mishi të ziejë plotësisht.

Ju bëftë mirë!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *