Jeni të shqetësuar për peshën trupore dhe kërkoni disa mënyra që ta largoni këtë të fundit? Priza.al sjell në vëmendjen tuaj një kurë natyrale e cila lufton praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).
Kura me 12 thelpinj hudhra do ju ndihmojë që ju të luftoni me mbipeshën dhe të keni rezultate pozitive brenda një jave.
Përbërësit:
- 12 thelpinj të mëdhenj hudhre
- Dy kokrra limoni
- 1 ½ l ujë
Përgatitja:
Fillimisht pastroni thelpinjtë e hudhrës dhe më pas filloni dhe shtypini me një çekiçi kuzhine.
Nga ana tjetër duhet të pastroni dhe limonat si dhe t’i prisni në copëza të vogla me gjithë lëkurë. Më pas vendosni të në një tenxhere pak ujë që të ziejë dhe shtoni hudhrat bashkë me copat e limonit. Lëreni mbi zjarr për 15 minuta dhe më pas lëngun kullojeni. Kura është gati.
Këshillohet që ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.