Bora e parë e këtij sezoni ra në majën Pelister të malit Baba në Maqedoni ndërsa fotoja është publikuar në rrjete sociale.
Drejtoria për Çështje Hidrometeorologjike, raporton se sot në të gjithë vendin do të mbajë mot i vranët dhe i freskët me reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 14, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 16 gradë.
Në Shkup do të ketë vranësira me reshje shiu era do të fryjë mesatare verilindore. Temperatura minimale do të zbresë deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë. Nga e hëna do të vijojë mot i qëndrueshëm.
Për krahasim, vitin e kaluar bora e parë ra në Pelister të Maqedonisë gati një muaj më herët, pra më 8 tetor.