Liverpuli ka triumfuar me rezultatin 1-2 kundër Totenhemit në Londër, në një sfidë tejet emocionuese.
Goli i parë “The Reds” erdhi në minutën e 11 nga Mohammed Salah. Egjiptiani tregoi edhe një herë klasin e tij, pas një asisti të Nunjez.
Sulmuesi i Totenhemit, Herri Kejn vuri jo pak në vështirësi kundërshtarët por Liverpuli dyfishoi rezultatin sërish me Salah në minutën e 39.
Ekipi i Kontes ngushtoi shifrat me Kejn, por në fund pa Liverpulin fitues.