Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Kamëz, ku një person ende i paidentifikuar qëlloi me armë zjarri.
Uniformat blu raportojnë se autori ka qëlluar në drejtim të 2 automjeteve të parkuara ku si pasojë janë dëmtuar dhe jo në ajër siç u raportua fillimisht.
Autori nuk është identifikuar ende, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Kamzë/Informacion shtesë.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, sipas të cilit në rrugën “Donald Trump”, në Kamzë, një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri, nga veprimet e para hetimore rezulton se ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara, për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.