Xpeng, prodhuesi kinez i automjeteve elektrike që rivalizon Tesla-n, ka krijuar një prototip të ri makine fluturuese që quhet X3.
X3 duket më shumë si një makinë që ecën në rrugë por që ka aftësinë të ngrihet edhe lart në qiell. E projektuar si për fluturimin ajror ashtu edhe për ecje rrugore, makina fluturuese ka një sistem të shkëlqyeshëm të drejtimit dhe fluturimit. Xpeng ka projektuar X3 për të fluturuar mbi trafik, pengesa dhe lumenj dhe për të përmbushur një mori nevojash lëvizshmërie në distanca të shkurtra. Xpeng projektoi X3 për të “fluturuar mbi bllokime trafiku, pengesa dhe lumenj për të përmbushur një mori nevojash lëvizshmërie në distanca të shkurtra”. Divizioni i makinave fluturuese të kompanisë, Aeroht, u themelua në vitin 2013.
Realizimi i makinave fluturuese është dëshmuar më i vështirë dhe kërkon kohë nga sa pritej për disa sipërmarrje. Në vitin 2020, Uber shiti divizionin e saj të taksive ajrore tek Joby Aviation, një startup. Kompania fillestare e taksive ajrore Kittyhawk e mbështetur nga Google u mbyll në tetor.