Mjekja gjinekologe: Më vijnë vajzat për kontroll dhe dalin me kancer të qafës së mitrës

Mjekja gjinekologe Kozeta Mustafaraj është shprehur se kanceri i qafës së mitrës në fazat e para mund të dallohet vetëm me kontroll.

Mustafaraj për ‘Euronews Albania’ tha se shumë vajza që shkojnë për kontroll dalin me kancer të qafës së mitrës.

Sipas saj simptomat e kësaj sëmundje shfaqen, kur kanceri është shumë i zhvilluar.

“Vajzat vijnë për kontrollin rutinë dhe shohim se kemi probleme në qafën e mitrës me ndryshime qelizore. Pra dalin rezultate me ndryshime qelizore ose të dyshimta. Ky është varianti që kemi ndryshime të qafës së mitrës.

Mund të ndërhyhet, por duhet kuptuar se nuk kemi vetëm kancerin problem, por janë dhe lythat. Në momentin që shfaqen simptomat e para, kanceri i qafës së mitrës është tepër i zhvilluar. Vetëm me kontroll mund të dallohet që në fazë të parë kanceri i qafës së mitrës”- tha ajo. Disa nga simptomat e kancerit sipas mjekes janë, dhimbje barku, hemoragji, infeksione të herë pas hershme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *