Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën më 31 maj dhe 1 qershor 2021, ku do t’i bashkohet edhe sekretari i shtetit të SHBA-ve, Matthew A. Palmer.
Sipas një njoftimi për media gjatë vizitës së tij dy-ditore të punës, Lajçak do të takohet me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendës kryeministrin e parë për Integrim Evropian, zëvendës kryeministren e dytë dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Gërvalla-Schëarz.
Mësohet se Lajçak gjithashtu do të takohet me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë dhe do t’u drejtohet Shefave të Misioneve të BE-së.
“Për vizitën, Përfaqësuesit Special të BE-së Lajçak do t’i bashkohet Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-ve në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike me përgjegjësi për Ballkanin Perëndimor dhe Egjeun dhe Përfaqësuesin Special për Ballkanin Perëndimor, Matthe A. Palmer. Ata së bashku do t’i drejtohen mediave të Martën, 1 Qershor, në 10:45 në zyrën e BE-së”, thuhet në njoftim.
/Priza.al/