Një video është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet një qen endacak duke lëpirë gjakun e një pacienti të plagosur në një spital në lagjen Kushinagar të Uttar Pradesh. Sipas burimeve, 6 punonjës shëndetësorë të spitalit janë pushuar nga puna dhe është nisur një hetim për të kuptuar arsyen se pse ndodhi një ngjarje kaq e tmerrshme nga brenda një urgjence të një spitali.
25-vjeçari i identifikuar si Bittu ka mbetur i plagosur në një aksident rrugor natën e 1 Nëntorit, i cili është shtruar në urgjencën e spitalit. Mirëpo, videoja tregonte se i riu ishte i shtrirë në dyshemenë e repartit.
Duke u përgjigjur se pse pacienti nuk ishte në shtrat dhe ishte shtrirë në dysheme, kryeinspektori mjekësor Dr. S.K, Rai tha se pacienti ishte rrëzuar nga shtrati i tij derisa stafi në detyrë po merrej me pacientë të tjerë.
Incidenti rikthen neglizhencën e punonjësve mjekësorë ndaj pacientëve në Indi. Në muajt e fundit janë raportuar disa raste të neglizhencës mjekësore, deri në vdekje.