Një ngjarje e rëndë u zbulua ditën e djeshme në Tiranë, ku 52-vjeçarit Xherxh Laçi mbante të ngujuar familjen për 6 vite.
I pyetur nga policia, Laçi ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së Elena dhe dy djemtë, A.S dhe S.L, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç.
Sakaq lidhur me ngujimin, radikalisti është shprehur se kishte zgjedhur që t’i mbante larg fëmijët nga shoqëria, në mënyrë që ata të mos nisnin drogën apo të infektoheshin.
“Kam ndjekur parimet e mia fetare. Fëmijët dhe bashkëshorten nuk i kam lënë të dalin për t’i ruajtur nga e keqja. Nuk doja që ata të nisnin drogën apo të infektoheshin”, ka pohuar Laçi.