Nike prish kontratën me Nyamar/ Futbollisti i implikuar në abuzim seksual

Gjigandi amerikan i veshjeve sportive ‘Nike’ ka njoftuar se ka shkëputur marrëveshjen me futbollistin Neymar. Ky vendim vjen si rrjedhojë e fakti se braziliani ka refuzuar të bashkëpunojë në një hetim ku mendohet se ai është implikuar në një abuzim seksual.

Incidenti i pretenduar ka ndodhur në vitin 2016, ku sipas informacioneve të mediave të huaja, Nyamar i dehur detyroi me forcë një punonjëse të kompanisë të kryente seks oral në një dhomë hoteli në New York.

Por përfaqësuesit e Neymar pretendojnë të kundërtën, duke thënë se pas vendimit nuk qëndrojnë akuzat për sulm seksual, por me ‘Nike’, janë ndarë për arsye tregtare. “Neymar Jr, do të mbrojë në të gjitha rrugët akuzat dhe baltën e hedhur ndaj tij. Sulmet janë të pabaza, por e gjitha do të vendoset në gjykatë”, u shpreh përfaqësuesi i yllit të futbollit për mediat e huaja.

‘Nike’ dhe Neymar, u ‘divorcuan’ në gusht të vitit 2020. Kompania asokohe nuk dha arsye të ndarjes.

/Burimi BBC: përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *