Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me projektbuxhetin 2023.
Në një deklaratë për mediat, Balla tha se ky buxhet ofron mbështetje për të gjithë, ku është parashikuar rritja e pensioneve, investimet publike etj.
Sakaq shton se lufta e inflacionit ka hyrë në xhepat e çdo shqiptarëve por qeveria do të mbrojë familjet me ndihmë ekonomike.
“Është buxheti më i madh i miratuar ndonjëherë, mbron shtresat sociale dhe rrit pensionet. Në këtë buxhet është parashikuar dhe për investimet publike. D0 vazhdojmë të mbështesim familjet për energjinë elektrike, ku mbrohet 80% e faturës. Shqipëria nuk bën përjashtim nga vendet që vuajnë nga inflacioni i luftës, por ne do mbrojmë familjet me ndihmë ekonomike. Më pas se 3 milionë dollarë është një shumë e madhe, që është kërkuar për zgjedhjet. E ardhmja duhet të jetë depolitizimi i zgjedhjeve dhe aplikimi i teknologjisë. Duhet të jemi të bashkuar për të garantuar mbështetje për të gjithë. Lufta ka hyrë në xhepat e ccdo shqiptarëve. Në vend do të votohet në 61 bashki.”, tha ai.