Një polic është qëlluar me shuplakë në Vlorë, nga një drejtues mjeti.
Burime për median bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur pasi efektivi i policisë i ka bërë thirrje një automjeti për të ndaluar. Në këto momente shoferi nuk ka pranuar të zbresë dhe gjatë shoqërimit për në komisariat, ai e ka qëlluar efektivin me shuplakë.
Drejtuesi i mjetit është arrestuar, ku raportohet se ka qenë nën efektin e alkoolit.
Ende nuk dihet identiteti i shoferit.