Pak ditë më parë, i “pushtuar” nga ndjenja e mallit për muzikën, Flori Mumajesi bëri një rikthim në kohë, duke publikuar në Instagramin e tij disa nga krijimet më të bukura ndër vite dhe e gjithë kjo, paska pasur një arsye!
Përmes disa videove në Instastory, artisti tregoi se vendosi të “ngacmonte” memorien e publikut për të parë sa ju mungon Flori dhe sa vazhdojnë ta dëgjojnë muzikën e tij. Ai publikoi disa nga këngët e tij, por nga ana tjetër kishtë fshirë nga çdo platformë 4 këngët të cilat ai i ka pikë të dobët: ‘Më fjalë të vogla’, ‘Plas’, ‘Me sy mbyllur’ dhe ‘Thjesht të du’. I prekur, Flori tregoi se publiku nuk e vuri re që këto 4 këngë ikonike mungojnë dhe kjo ishte një “goditje” e rëndë për të.
Ndër të tjera ai shprehet se këto këngë do të fshihen nga të gjitha platformat dhe e vetmja këngë që ka shpresë të rikthehet është “Thjesht të du” e cila do të këndohet nga një person tjetër.
Në përfundim të videos, teksa i kërkon publikut të mos e ngushëllojne, Flori na jep shpresa se mbase mund t’i rikthehet sërish muzikës dhe të na dhurojë përsëri copëza shpirti, të cilat pavarësisht gjithckaje, jemi të sigurt që publiku i do dhe sado që Flori t’i fshijë, do të mbeten gjithmonë në memorien e atyre që e duan muzikën e bukur.