Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tërheqjen e pedagogëve lidhur me bojkotin dhe grevën e urisë.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se PD mbështet qëndrimin e tyre dhe bëri thirrje që qeveria të subvencionojë studentët me 100 euro.
Sakaq shtoi se vendi ndodhet në një krizë të thellë emigracioni, pasi të rinj po ikin çdo ditë sepse kryeministri Edi Rama së bashku me qeverinë e tij vjedh çdo ditën.
“Sindikata e pedagogëve ka vendosur që të ndërpresë thirrjen për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën. E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe ajo dhe cilido që mbron një kauzë të drejtë do të ketë mbështetjen totale të PD-së. Nuk mund të pajtohem që një pedagog në Universitetin e Tiranës të marrë gjysmën e rrogës që merr pedagogu i Universitetit të Prishtinës. Nuk pajtohem që buxheti për shkencën në Kosovë të jetë disa herë më i madh se në Shqipëri. Nuk pajtohem që studentët në Kosovë të subvencionohen me 100 euro, kurse këtu u mbyllen dyert e Universiteteve. Dua të denoncoj qëndrimet e Edi Ramës lidhur me emigracionin e të rinjve. Autor i kësaj drame është Rama, arkitekt kryesor është ai. Janë lidhjet e tij me korrupsionit, vjedhjet, rrëmbimi i votës që i bën qytetarët të pashpresë në vendin e tyre. Rama është angazhuar në politikën e Britanisë, ai po kalon nga një konferencë në tjerë, duke përdorur gjuhën e një ordineri. Ikja masive e të rinjve po vjen nga keqmenaxhimi i qeverisë. Po hap dyer për largimin masiv të qytetarëve dhe shan si një ordiner në rrugë. Rama duhet ta dijë se eksporti i krimit është ndër aktet më të rënda që mund të bësh ndaj fqinjve. Rama të cilët po zhdukin çdo kontroll në kufijtë e vendit. Në Durrës po zbarkojë tonelata drogë, ku shkuan ato?