Butrint Imeri flet për herë të parë për ndarjen nga Kiara Tito

Puntata e parë e “ZemërLuana” mbrëmjen e djeshme ishte e mbushur me plot humor, sfida e të papritura, teksa të ftuarit, Don Xhoni dhe Butrinit Imeri, zbuluan edhe mjaft detaje nga karriera e jeta e tyre personale ndërsa përballeshin me njëri-tjetrin.

Ky i fundit u bë pjesë edhe e një loje që në fakt i ishte dedikuar fansave të tij, të cilët nisën për programin mesazhe zanore me pyetje për këngëtarin. Një nga pyetjet e shumta ishte mbi lidhjen e tij të shumëpërfolur me moderatoren Kiara Tito, lidhje të cilën se konfirmuan kurrë të dyja palët.

Megjithatë këtë herë Butrinti nuk ju shmang pyetjes dhe foli për herë të parë mbi këtë marrëdhënie dhe pse u ndanë. Sipas tij nuk ka pasur një arsye specifike, por secili vendosën të shohin rrugën e tyre.

“Nuk ka patur arsye. Ajo në rrugën e vetë, unë në rrugën time!”- u shpreh Butrinti, teksa pyetjes nga fansat nëse është lënduar prej dashurisë, ai tha se “si të gjithë” e se do gënjënte nëse do thoshte jo.

Ndërkohë në sfidën përmbyllëse të programit: “Në gojë të luanit hedhim halle”, Butrinit ju bë edhe një pyetje për historinë e tij të re të dashurisë, sërish e përfolur në media, por asnjëherë e konfirmuar nga artisti.

Ndryshe nga se ndodhi me pyetjen e sipërpërmendur, ai i dha fund thashethemeve për një lidhje të mundshme me një vajzë. Këngëtari zbuloi se është ‘single’ dhe sipas tij “jo me të gjitha vajzat që mund të shihet do të thotë që të jetë i lidhur”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *