Babai i Xherxh Laçit: Nuk ka ngujuar familjen por vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rëndë u zbulua ditën e djeshme në Tiranë, ku 52-vjeçarit Xherxh Laçi mbante të ngujuar familjen për 6 vite.

Lidhur me ngjarjen babai i tij, Nazif Laçi ka rrëfyer se Xherxhi falej në xhami dhe se nuk është radikalist.

Sakaq shton se djali i tij nuk ka qenë person i dhunshëm, por veprimet për ngujim kanë ardhur pas një problemi të shëndetit mendor.

“Çdo të premte shkonte e falej në xhami. Radikali nuk bën ato veprime. Njeri më të drejtë e më të sinqertë se ai nuk ka. Punonte me ndershmëri. Ai ka bërë shtëpinë e vet. Nuk ka prekur me dorë as gruan as fëmijët.  Ai nuk ka punuar as në firma, as në ndërmarrje. Bukën e gojës ia kemi sjellë ne, familjarët. Kishte ves, nuk linte askënd, as gruan në punë dhe as vetë nuk shkonte. I kishte mbetur fiksim nga diabeti, e ka goditur në tru që nuk punonte. Nuk linte as tjerët të punonin derisa arriti puna që u bë çfarë u bë. Kishte probleme të shëndetit mendore që herët. Ka qenë me letra të Italisë, e la punën atje dhe erdhi këtu. Sëmundja e ka fajin. Ai duhet të shkojë në spital, jo në burg. 3 ditë e kanë lënë pa insulina. Kemi ardhur mbrëmë këtu, kemi thyer dyert e kemi marrë insulinat për t’ia çuar. Kishin qenë duke e lënë policët duke vdekur. Ata mund të thonë çdo gjë, por e kanë gabim se dëshmitari jam unë. E di çdo gjë këtu. Fëmijët nuk u regjistruan në gjimnaz se nuk kishin marrë dëftesën. Edhe gruaja s’ka dashur të punojë se ja ku është rrobaqepësia, nuk e kemi larg prej këtu”, tha Laçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *