Alkool, ryshfet dhe shpejtësi, ja ndëshkimet e Policisë Rrugore ndaj “problematikëve”

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë 36 drejtues mjetesh në një javë, pasi kanë thyer rregullat e qarkullimit.

Mësohet se janë pezulluar në total dhe 173 leje drejtimi, pasi shoferët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit dhe mbi normën e lejuar të shpejtësisë.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Tiranës

Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet.

▪️Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 14 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

▪️36 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

▪️173 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *