Yuri Kim te Kraja për krimin zgjedhor, ‘kokë më kokë’ për 1 orë

Hetimi i krimit zgjedhor ka çuar ditën e sotme në zyrën e shefit të SPAK ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Menjëherë sapo Arben Kraja ka dalë nga raportimi i një viti pune në krye të prokurorisë Speciale, Kim ka shkuar në zyrën e tij dhe mësohet se takimi i tyre ka zgjatur rreth një orë.

Detajet janë mbajtur sekret të kësaj vizite, por sipas të dhënave konfidenciale mësohet se mes tyre është folur për një sërë çështjesh që lidhen me këtë organ akuze si dhe me hetimin e krimit zgjedhor!

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka përfunduar takimin në Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit me kreun e SPAK, Arben Kraja dhe drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnaj.  Mësohet se ambasadorja Kim ka hyrë në këtë institucion rreth orës 15:00.

Ky takim vjen menjëherë, pasi Kraja paraqiti raportin e SPAK për vitin 2020 para Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kraja tregoi të gjithë punën e bërë në vitin që lamë pas, ndërsa theksoi se prioritet është ngritja e një laboratori kriminalistik për ekspertizën digjitale. Ai u shpreh se kanë marrë dy nga ekspertët më të mirë në Shqipëri dhe ndodhen në fazat e fundit të marrjes së programit.

Kraja shtoi se brenda muajit të ardhshëm do jetë efektiv, dhe do bëj ekspertizën e të gjitha pajisjeve digjitale. Në çdo dalje, Yuri Kim ka shprehur mbështetjen për sistemin e ri të drejtësisë në Shqipëri.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *