Presidenti amerikan Joe Biden ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave teksa po mbante një fjalim në New York, para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet afatmesme në Kongres.
Teksa po bënte fushatë në favor të guvernatorit të New Yorku-t, Joe Biden u pengua në skenë.
Fjalimi i Presidentit amerikan, të dielën mbrëma, 24 orë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet afatmesme, doli të ishte aventuresk.
“Oops, kam shkelur diçka. Çfarë është kjo? Është diçka e zezë”, tha Joe Biden dhe vazhdoi fjalimin.