Katër persona janë arrestuar në Durrës, pasi akuzohen për dhunë në familje.
Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale M. Ç., 39 vjeç, Xh. T., 37 vjeç, A. B., 23 vjeç, dhe P. H., 61 vjeç, pasi kanë dhunuar bashkëshortet dhe nënën.
Njoftimi i policisë:
Qarku Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Durrës e Krujë dhe të Postës së Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
-M. Ç., 39 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-Xh. T., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-A. B., 23 vjeç, banues në lagjen nr.13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-P. H., 61 vjeç, banues në Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.