Rrëfehen papritur dy aktorët e ‘Friends’: Kemi pasur një….

Dy nga aktorët më të famshëm të serialit historik “Friends”, Jennifer Aniston dhe David Schwimmer e kanë pranuar se gjatë xhirimeve të filmit kanë pasur një lloje tërheqje dhe ndjenje për njëri-tjetrin.

Sipas tyre, përveç pëlqimit nuk e kanë kaluar asnjëherë kufirin dhe se kanë respektuar njëri- tjetrin. Në studion e moderatorit James Corden ata janë shprehur se gjithmonë njëri nga ata të dy ka qenë në lidhje ne dikë tjetër dhe kjo ka qenë edhe arsyeja pse mes tyre nuk ka pasur një marrëdhënie.

Të gjitha aludimet e fansave nisën pasi ata shikonin mes Aniston dhe Schwimmer një kimi të jashtëzakonshme, ndoshta edhe për faktin se në film kanë qenë shumë të afërt. Edhe pse kanë kaluar 17 vjet nga transmetimi i serialit ‘Friends’, fansat ende i kujtojnë me shumë dashuri momentet mes Ross dhe Rachel.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *