Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield është takuar këtë të hënë me ministren Jashtme, Olta Xhaçka.
Në një konferencë për mediat, Greenfield tha se gratë po çojnë para proceset e paqes dhe se po përballen me guxim për të drejtat e tyre.
“Në Ukrainë kemi parë tmerret e forcave ruse kundër vajzave dhe grave. OKB ka evidentuar qindra raste të përdhunimit. Mos u gaboni, kjo është strategji ushtarake, Forcat ruse po përdorin këtë armë si mjet lufte. Do ketë llogaridhënie. Çdo paqe e qëndrueshme kërkon drejtësi, përpiqem t’ju kujtojë kolegëve të mi se gratë nuk janë viktima pasive, por ato kanë identitet. Gratë në Iran po përballen me guxim përballë një regjimi për të drejtat e tyre. Gratë iraniane kanë frymëzuar botën me guximin dhe forcën e tyre, Gratë po çmontojnë status-quo-n dhe po çojnë para proceset e paqes. paqja është sinonim i parandalimit të agresioni. Ndaj duhet të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë, për të çuar para agjendën e paqes dhe sigurisë. Ne i nxisim të gjitha kombet të ndjekin këtë shembull, siç po bën Shqipëria. Në mënyrë që gratë të çojnë para vendimmarrjen për paqen dhe sigurinë”, tha ajo.