Tensionet në veri të Kosovës, Kurti mbledh qeverinë

Kryeministri Albin Kurti ka mbledhur kabinetin e vet qeverisës në Kryeministri.

Mbledhja e paparalajmëruar, zgjati më shumë se një orë dhe si tem diskutimi pati konfliktin që është krijuar në veri të Kosovës.

Ndërkohë që vet Kurti do të flasë para mediave në orën 15:00, për situatën në Veri të vendit.

Tensionet në Veri të Kosovës kanë nxitur një tjetër ngërç në marrëdhëniet mes vendeve. Lista Serbe paralajmëroi se do të tërhiqej nga të gjithë institucionet në veri. Të shtunën ishin efektivët serbë në Policinë e Kosovës në Mitrovicë ata që dorëzuan detyrën dhe në shenjë simbolike hoqën uniformat.

Ndërkohë ditën e sotme ata dorëzuan armët pranë Rajonit të Policisë në Zveçan ndërsa Lista Serbe dorëzoi mandatet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar që nuk do të heqë dorë nga marrëveshja për targat, ndërkohë që SHBA dhe BE kanë mbërë thirrje për maturi duke dënuar veprimet e Serbisë në Veri.

 

/Gazeta Express

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *