Këngëtarja Nora Istrefi u rikthye pas kaq kohësh në ekran në një rrëfim ndryshe, ku zbuloi shumë nga jeta e saj private. E ftuar në emisionin “Më Lër Të Flas”, disa kohë më parë, Nora nuk i shpëtoi pyetjeve rreth ish-bashkëshortit të saj, Robert Berishës.
E pyetur se çfarë do të bënte nëse këngëtari do t’i kërkonte një rikthim, Istrefi e la të hapur si mundësi duke thënë se: “Nuk po dua të përgjigjem.”
Kjo deklaratë e Norës u konsiderua si një dritë jeshile për ndonjë rikthim të mundshëm nga ana e saj. Mirëpo, ndonëse me vonesë, duke se Roberti i është përgjigjur në të njëjtën monedhë ish-partneres së tij.
Në një fjalim në emisionin e tij “Robi Plaket Kur Don Vet”, Berisha i bëri thirrje shikuesve të mos rikthehen me ish-at.
“Veç mos u ktheni me ish-at. Është si me e shit makinën dhe me pyet a e ke akoma makinën, kthema”,-shtoi moderatori.
Të jetë kjo një përgjigje për Nora Istrefin?
Kujtojmë që dyshja kanë qenë me njëri-tjetrin për shumë vite. Ata kanë edhe një vajzë, të quajtur Renee.
Pas ndarjes nga Nora, Roberti ishte në një lidhje me Laureta Maqedonci, lidhje e cila mori fund disa javë më parë. Shkak për këtë sipas tyre u bë vëmendja e madhe që marrëdhënia e tyre mori nga mediat dhe publiku.