Rama reagon për Asociacionin e Komunave Serbe: Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter, ka reaguar situatën në veri të Kosovës.

Rama shkruan se autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe se ai e mirëkupton kur aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”.

Postimi i Ramës:

Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG.

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *