Covid-19/MSH: Tre raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin lidhur me situatën e virusit covid-19 ku raportohet se nga 86 testime 3 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virus.

Sakaq nuk raportohet asnjë humbje jete për 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 86 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në këto Bashki:

Nga 1 qytetarë në Tiranë, Lushnje, Selenicë.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 7 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                3

Të shëruar në 24 orë             5

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       86

Testime totale                   1,999,922

Raste pozitive                      331,931

Raste të shëruara                  328,129

Raste Aktive                             209

Humbje jete                              3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    150

 

Vlorë                         19

 

Fier                           18

 

Gjirokastër                5

 

Durrës                     4

 

Berat                           4

 

Shkodër                 5

 

Elbasan                   3

 

Lezhë.                     1

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *