Liga e Kampionëve ka mësuar çiftet që do të ndeshen në fazën e 1/8-ave për këtë sezon dhe supersfidat nuk do të mungojnë.
Mbrëmja e parë që do të luhen dy sfidat e para është ajo e 14 shkurtit të 2023, pikërisht në ditën e “Shën Valentinit”, ose siç njihet ndryshe, dita e të dashuruarve. Milan-Totenhem dhe PSG-Bajern, janë ato dy ndeshjet të cilat do të ngrenë siparin e kësaj faze, ndërsa ato të kthimit do të luhen më 8 mars.
Të nesërmen, më 15 shkurt, do të luhen Klub Bryzh-Benfika dhe Borusia Dortmund-Çelsi, ndërsa të kthimit më 7 mars.
Një javë më pas, më 21 shkurt, spikat një tjetër finale e parakohshme, ajo mes Liverpulit dhe Realit të Madridit. Përballja tjetër e kësaj mbrëmjeje do të jetë Aintraht Frankfurt-Napoli. Dita e sfidave të kthimit për këto dy sfida do të jetë 15 mars.
Më 22 shkurt, Interi do të presë Porton, ndërsa Mançester siti luan në transfertë me RB Lajpcig, ndërsa ndeshjet e kthimit do t’i luajnë më 14 mars.
E martë, 14 shkurt 2023
Milan – Totenhem
PSG – Bajern Mynih
E mërkurë, 15 shkurt 2023
Klub Bryzh – Benfika
Borusia Dortmund – Çelsi
E martë, 21 shkurt 2023
Liverpul – Real Madrid
Aintraht Frankfurt – Napoli
E mërkurë, 22 shkurt 2023
RB Lajpcig – Mançester Siti
Inter – Porto
E martë, 7 mars 2023
Benfika – Klub Bryzh
Çelsi – Borusia Dortmund
E mërkurë, 8 mars 2023
Totenhem – Milan
Bajern Mynih – PSG
E martë, 14 mars 2023
Mançester Siti – RB Lajpcig
Porto – Inter
E mërkurë, 15 mars 2023
Real Madrid – Liverpul
Napoli – Aintraht Frankfurt