Kreu i PD-së Sali Berisha nga takimi me banorët e Njësisë nr.9 në Tiranë sulmoi kryeministrin Edi Rama. Ai tha se Rama sillet si një persekutor i shpifur ndaj çdo qytetari kundërshtar.
Gjithashtu Berisha tha se Rama ka harxhuar 22 milonë euro, ndërsa pensionistët jetojnë duke numëruar kafshatën.
“Janë më të guximshëm se kurrë për ti dalë zot lirive të drejtave dinjitetit të tyre dhe mbarë shqiptarëve, për ti dalë zot interesit kombëtar të vendit. Ne kemi përballë pa asnjë mëdyshje armikun më të egër të qenies së shqiptarit pas Enver Hoxhës në historinë kombëtare. Edi Rama është kryeministri që sillet ndaj shqiptarëve sikur të përfaqësonte një fuqi armike të tyre dhe jo qytetarë shqiptarë. Sillet si një persekutor i shpifur ndaj çdo qytetari kundërshtar. Sillet si kolonizator ndaj shqiptarëve, përfshirë edhe shumicën dërrmuese të socialistëve shqiptarë. Rama është një armik i fëmijëve të shqiptarëve. Ju kujtoj një paragraf të Viktor Hygoit: “Gjenerali që mbrojti kështjellën u largua në tunele dhe shpëtoi, por gjenerali kthehet sepse një fëmijë kishte mbetur në bibliotekë dhe kështjella po digjej,. Kthehet merr fëmijën zbret shkallët e dorëzohet,. Pra asnjë njeri që i thotë vetes i tillë nuk bën betejë me fëmijët me ëndrrat e tyre. Duhet të jetë si ai që ka trashëguar si babai i tij xhelat”. Pensionistët jetojnë duke numëruar kafshatën dhe vetë shpenzon 22 mln euro në 137 udhëtime me charter e dhomë gjumi, se ashtu i takon nipit të xhelatit Spiro Koleka dhe të birit të Kristaq Ramës. Por të tjerë i keni në çadra prej 4 vitesh”, tha Berisha.