Të gjesh një vend për të parkuar është sfidë më vete, sidomos në qytete të mëdha ku makina është ndër mjetet më të përdorura dhe “lufta” për vendet e lira të parkingut bëhet shpesh edhe zanafillë e shumë sherreve të cilat ndodhin në përditshmëri.
Por një problem tjetër është edhe gjetja e makinës pasi e keni parkuar në një vend me shumë makina të tjera.
Por nuk keni nevojë të shqetësoheni sepse Google Maps është këtu për t’ju “shpëtuar”. Aplikacioni Google Maps ka një veçori që do t’ju emocionojë pasi kujton se ku e keni parkuar makinën tuaj.
Para së gjithash, ju lejon të vendosni vendndodhjen e parkimit duke trokitur në pikën blu të vendndodhjes dhe duke zgjedhur “Cakto si vendndodhje parkimi” nga menyja që shfaqet. Pas ruajtjes së pozicionit, më pas mund të shtoni shënime parkimi.
Për shembull, niveli i parkimit, vendosni një kohëmatës për t’ju kujtuar se sa kohë mund të parkoni makinën tuaj. Nëse nuk e shihni këtë veçori të re, mund t’ju duhet të përmirësoni aplikacionin në versionin e tij më të fundit.