Tensionet në veri të Kosovës/ Kurti takohet me liderët e partive opozitare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar këtë mëngjes me liderët e partive opozitare për tensionet në veri.

Mësohet se takimi po zhvillohet në kryeministri, ku i pranishëm ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikum, Veton Surroi dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sakaq takimit i janë bashkuar dhe anëtarë të tjerë të grupit këshillues për dialogun.

Kujtojmë se prej datës 7 nëntor Lista Serbe ka vazhduar të paraqesë dorëheqje në institucionet e Kosovës.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *