Deputetja e PD, Grida Duma ka njoftuar këtë të martë një konferencë për shtyp.
Mësohet se konferenca do të mbahet në orën 10:30, pranë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.
Ende nuk dihen motivet e kësaj konference.
Kujtojmë që një ditë më parë deputetja u përfol në media se do të largohet nga politika për t’u bërë pjesë e medias, ku flitej se do të merrte drejtimin e një emisioni politik.