Momente makthi ka përjetuar një 20-vjeçare greke në Greqi e cila u dhunua seksualisht nga 28-vjeçari shqiptar i cili njihej ndryshe si “dragoi i Pireut”.
Britmat e vajzës që po përpiqej të shpëtonte nga furia e sulmuesit kanë qenë shokuesë, deklarojnë banorët. Në pamjet e siguruara nga mediat greke, dëgjohet 20-vjeçarja teksa thërret fqinjët për ta ndihmuar, duke bërtitur se sulmuesi do ta vrasë, në momentin kur e godet me në kokë dhe në fytyrë.
Pas arriti të shpëtonte nga duart e tij, ajo ka trokitur në dyert e shtëpive përreth duke kërkuar ndihmë nga banorët e zonës. 28-vjeçari shqiptar e sulmoi atë në orën 2:30 të mëngjesit të së dielës pak para se të hynte në shtëpinë e saj. Vajza ka tentuar të reagojë dhe më pas agresori ka nisur ta godasë me grusht në fytyrë. Nga zërat e vajzës, një qiramarrës i pallatit ka lajmëruar policinë duke denoncuar se një grua po dhunohej.
Sapo ekipi i DIAS-it ka mbërritur në vendngjarje. me një makinë patrulle, ata e pyetën vajzën se çfarë kishte ndodhur dhe e gjetën burrin rreth një kilometër nga vendi i sulmit, pasi përshkrimet përputheshin me pamjen e burrit. Ai kishte një prerje flokësh të shkurtër, kishte veshur pantallona bezhë dhe një xhaketë të zezë, ndërsa në fytyrë kishte edhe gërvishtje nga thonjtë e 20-vjeçares e cila ishte përpjekur të shpëtonte.
Siç ka raportuar vajza 20-vjeçarja, shenjat në fytyrën e saj nga goditjet e sulmuesit janë të dukshme, pasi për pak sa nuk e ka shpërfytyruar.
“Vrapova pas tij për disa metra, por hoqa dorë nga përpjekjet për të shmangur më të keqen. Kërkova ndihmë nga fqinjët, nuk durova dot më, u godita në fytyrë. Erdhi Policia dhe ambulanca, më dhanë ndihmën e parë dhe e arrestuan. Më ka goditur në kokë, kryesisht. Koka ime është e shtrembëruar, syri dhe veshi im janë jashtë vendit. Unë kam një fashë, por për fat ai nuk arriti të përfundojë aktin e tij.”