Skandalet nuk i ndahen politikanit të njohur kanadez, William Amos.
Ai ka kërkuar falje publike, pasi gjatë një seance online në Parlament, është parë duke urinuar.
“Unë urinova pa e kuptuar që isha me kamera ndezur. Është thellësisht e turpshme. Ishte aksidentale dhe jo e dukshme për publikun, por kërkoj falje nga zemra”, u shpreh Amos.
Më 14 prill, ai u shfaq i zhveshur gjatë një konference online në Parlament.
Fotot e videot të këtij momenti qarkulluan gjerësisht në rrjet, ndërsa politikani nuk ngurroi të shprehte ndjesën e tij.
Ky është momenti i dytë i sikletshëm në kamera brenda disa javësh.
Please see my statement. Veuillez lire ma déclaration. pic.twitter.com/ICc8WjqNZi
— William Amos (@WillAAmos) May 28, 2021
/Priza.al/