Pas performancës në një koncert në “Climate Pledge Arena” të Seattle, reperi i njohur Post Malone ftoi në skenë dy fanse femra dhe kreu një ceremoni jozyrtare martesore për dyshen.
Ky moment u bë viral kudo në rrjetet sociale, pas videos së ndarë nga një shoqe e vajzave që “lidhën kurorë” në koncertin e Post Malone, e cila filmoi të gjithë momentin.
@heidilavon
What an incredibly special honor! 🥹🫶🏻💒 #postmalone #posty #wedding #congratulations
Jana dhe Randee përpara se të martoheshin jozyrtarisht nga idhulli i tyre u pyetën: “A keni ndonjë gjë që dëshironi t’i thoni njëra-tjetrës si për shembull premtime?”
Duke theksuar fjalët tradicionale të një zyrtari martese, ai përfundoi: “Në sytë e gjithë publikut, unë ju deklaroj të martuara ligjërisht. Mund ta puthni partneren tuaj tani”, -i tha ai çiftit, të cilat u duartrokitën nga të pranishmit.
Në fund të videos, ajo i bëri një ftesë reperit e cila shprehet se: “Ne kemi nevojë për ndihmën e të gjithëve për të parë nëse mund ta bëjmë Posty të vijë në dasmë në mars,” duke zbuluar se dyshja po mendojnë të organizojnë një ceremoni zyrtare disa muaj më vonë.