Një i ri shqiptar është gjetur i vrarë në Qiparisia të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për një 31-vjeçar që ishte i groposur në plazhin e Kartelisë në Kyparisia, ndërsa në trupi i pajetë kishte kryesisht lëndime në kokë.
Trupi u gjet i varrosur në rërë nga një burrë që ecte me qenin e tij, në zonën ku u gjet kufoma, grupi i punonjësve të policisë së Zyrës së Hetimit Kriminal të Messinisë ka shkuar për të mbledhur provat, ndërsa siç rezultoi nga hetimet e deritanishme, viktima nuk ishte banues i zonës.
Paralelisht me mbledhjen e provave, policia është në pritje të rezultatit zyrtar të ekspertizës mjeko-ligjore. Deri më tani nuk dihen ende detaje rreth identitetit të shqiptarit.